Kalon për gjykim dosja e Safet Gjicit, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar

4 Dhjetor 2023 | 13:35

Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit dhe Alma Kaçit.

Gjithashtu burime bëjnë me dije se gjykata pranoi edhe kërkesën e avokatëve te Gjicit dhe Kaçit, që procesi të vijojë me gjykim te shkurtuar. Nëse ata do të gjenden fajtorë, do të përfitojne ulje të dënimit me 1/3.

Safet Gjici ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.

Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetësja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, me këtë të fundit në zyrën e Bashkisë.

Kaçi sipas asaj që është raportuar kërkonte të favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026