Paraplegjikët në protestë, thirrje institucioneve për t’i ndihmuar ekonomikisht
Më 3 dhjetor ishte dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara, por këta të fundit nuk mundën të dilnin në protestë siç bëjnë çdo vit.
Protestën para kryeministrisë e organizuan këtë të hënë sepse siç tha dhe Bajram Tirana, kryetari i shoqatës së invalidëve paraplegjikë për shkak të pamundësive fizike nuk dolën dot dje, por sot që koha ishte më e mirë.
Ai tha se kërkesat janë të njëjta me çdo vit sepse asgjë nuk ka ndryshuar dhe jeta për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri është shumë e vështirë. Të 10 pikat janë të lidhura me çështjet ekonomike, aty ku këta individë shohin dhe vështirësitë më të mëdha.

“Protestojmë për t’ju sjellë në vëmendje të gjithë institucioneve që ne na përkasin, për të gjitha ato të drejta që ne duhet t’i përmirësojmë sepse është e vetmja mënyrë që një person me aftësi të kufizuara, një para dhe tetraplegjik të ketë mundësitë financiare, të ketë mundësi integrimi, të ketë mundësi për pavarësi në lëvizje, për pavarësi ekonomike dhe mbi të gjitha të jetojë me dinjitet,” – u shpreh Tirana.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona