Kaluan kufirin e gjelbërt dhe kontrabanduan mish nga Greqia, pranga të rinjëve
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë të cilët kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kontrabanduan nga Greqia, produkte mishi.
Gjatë operacionit policia sekuestroi 187 kg mish të kontrabanduar, 1 armë gjahu dhe 3 thika që iu gjetën këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve dhe shërbimet e ZMPK të territorit, të DVKM Korçë, goditën një rast të kontrabandës së mallrave dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit: S. L., 28 vjeç, banues në Bilisht dhe Sh. D., banues në fshatin Eçmenik, Devoll.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit J. Sh., 22 vjeç, banues në Bilisht, F. M., 24 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, R. A., 32 vjeç dhe A. A., 44 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll.
Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të fshatit Vidohovë, kanë konstatuar këta shtetas, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme me kuaj, me të cilët po transportonin edhe rreth 187 kg mish. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. M. iu gjet një armë gjahu çifte, ndërsa shtetasve S. L. dhe Sh. D. iu gjetën 3 thika, të cilat së bashku me sasinë e mishit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta