“Kam gjithnjë e më pak besim…”, Trump flet për marrëveshjen bërthamore me Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur skepticizëm në rritje lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për programin e tij bërthamor, duke thënë se ka “më pak besim” sesa disa muaj më parë.
Duke folur në një intervistë për podkastin e New York Post, Trump tha se bisedimet mes dy vendeve, që nisën afro dy muaj më parë, kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit nga ana e Teheranit.
“Nuk e di. E mendoja kështu, por po kam gjithnjë e më pak besim për këtë gjë,” tha presidenti amerikan kur u pyet nëse mendonte se mund ta bindë Iranin të ndalë programin e tij bërthamor.
Trump vuri në dukje se Irani “duket sikur po e vonon këtë çështje qëllimisht”, dhe e quajti këtë një zhvillim “për keqardhje”. Ai shtoi se, në mungesë të përparimit, bindja e tij për suksesin e negociatave është dobësuar dukshëm.
“Diçka u ka ndodhur. Por, kam shumë më pak bindje se mund të arrihet një marrëveshje,” deklaroi ai.
Megjithatë, Trump theksoi se nuk do të lejojë kurrë që Irani të zotërojë armë bërthamore, pavarësisht se si përfundojnë negociatat.
“Nëse nuk dëshironi të arrini një marrëveshje, atëherë nuk do të mund të keni armë bërthamore. Nëse arrini një marrëveshje, po ashtu nuk do të keni armë bërthamore,” tha ai, duke përsëritur vijën e tij të ashpër ndaj Teheranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)