Zgjedhjet në SHBA, Kamala Harris pranon zyrtarisht nominimin nga demokratët

23 Gusht 2024 | 10:00

Përpara një turme entuziaste Nënpresidentja Kamala Harris u tha amerikanëve se në nëntor kanë një shans për një “rrugë të re përpara”.

Në ditën e katërt dhe të fundit të Kuvendit Kombëtar Demokrat zonja Harris pranoi zyrtarisht emërimin e partisë si kandidate për presidente, shkruan VOA.

“Në këto zgjedhje, kombi ynë ka një mundësi të çmuar, për të tejkaluar hidhërimin, cinizmin dhe betejat përçarëse të së kaluarës. Një shans për të përcaktuar një rrugë të re përpara, jo si anëtarë të një partie apo fraksioni, por si amerikanë”, tha zonja Harris gjatë fjalimit të saj.

Të enjten zonja Harris u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që pranoi emërimin për presidente, nga një parti e madhe dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalimit të saj zonja Harris premtoi të jetë një kandidate për të gjithë amerikanët pa dallim.

“Do të jem një presidente që na bashkon të gjithëve rreth aspiratave tona më të mëdha. Një presidente që udhëheq e dëgjon, që është realiste, praktike. Që vepron në mënyrë të arsyeshme dhe gjithmonë lufton për popullin amerikan. Nga gjykata në Shtëpinë e Bardhë, kjo ka qenë puna e jetës sime”, tha ajo.

Një pjesë të mirë të fjalimit të saj zonja Harris ia kushtoi prejardhjes dhe familjes së saj, me një nënë që bëri shumë për të rritur, atë dhe motrën e saj.

“Nëna ime ishte 19 vjeçe kur përshkoi botën e vetme, duke udhëtuar nga India në Kaliforni me një ëndërr të palëkundur, për të qenë shkencëtarja që do të kuronte kancerin e gjirit”, tha zonja Harris.

“Ne e dimë se një klasë e mesme e fortë ka qenë gjithmonë jetike për suksesin e Amerikës. Dhe ndërtimi i kësaj klase të mesme do të jetë një qëllim përcaktues i presidencës sime. Kjo është diçka personale për mua, pasi unë vij nga klasa e mesme”, tha ajo.

Po kështu zonja Harris solli në vëmendje të publikut dhe një nga arsyet se pse vendosi të bëhej prokurore, duke kujtuar historinë e trishtë të shoqes së saj në shkollën e mesme Wanda, e cila i kishte rrëfyer se abuzohej seksualisht nga njerku i saj. Zonja Harris tha se pasi mësoi rreth këtij fakti, e kishte ftuar atë të vinte në shtëpinë e saj.

“Kjo është një nga arsyet pse u bëra prokurore, për të mbrojtur njerëz si Wanda”, tha zonja Harris.

Gjatë fjalimit të saj zonja Harris kritikoi ish-Presidentit Trump duke shtuar se të gjithë amerikanët e dinë rrezikun që paraqet ardhja e tij në pushtet për herë të dytë.

“Në shumë mënyra Donald Trump është një njeri joserioz, por pasojat e rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë janë jashtëzakonisht serioze. Kini parasysh pushtetin që ai do të ketë – veçanërisht pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi që ai të gëzojë imunitet nga ndjekja penale”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026