Kamala Harris zotohet për qasje më të ashpër për imigracionin në SHBA
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara dhe kandidatja demokrate për Presidente, Kamala Harris, u zotua se do të ketë një qasje më të ashpër ndaj migrimit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së dhe tha se nuk do t’i ndalonte armët për Izraelin.
Harris i bëri komentet gjatë një interviste 27 minuta për rrjetin amerikan CNN ku shoqërohej edhe nga kandidati për zëvendës president Tim Walz.
Kandidatja demokrate ishte nën presion përse politikat e saj për imigracionin dhe klimën kanë ndryshuar që kur ajo kandidoi për presidente në 2019.
“Unë mendoj se aspekti më i rëndësishëm dhe më domethënës i perspektivës dhe vendimeve të politikës sime është se vlerat e mia nuk kanë ndryshuar,” i tha ajo gazetares së CNN.
Zëvendëspresidentja u detyrua të mbronte raportin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, pasi inflacioni dhe çmimet e larta të kostos së jetesës vazhdojnë të dëmtojnë amerikanët. Sondazhet kanë sugjeruar se votuesit do të preferonin menaxhimin e ekonomisë nga Donald Trump. Kandidati republikan në rrjetin e tij social Truth Social e cilësoi të mërzitshme intervistën e rivales demokrate.
Kamala Harris tha gjithashtu se do të dëshironte të shtonte një republikan në kabinetin e saj, nëse i fiton zgjedhjet presidenciale.
Harris është përballur me kritika nga republikanët dhe disa ekspertë, për faktin që nuk ka mbajtur asnjw konferencë shtypi ose intervistë deri më tani. Sipas kritikëve, ajo ka shmangur të sfidohej për të kaluarën e saj.
Në zgjedhjet e 5 nëntorit, Harris do të përballet me kandidatin republikan, ish-presidentin Donald Trump. Ndërsa debati i parë presiidencial mes dy kandidatëve do të jetë në 10 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)