Kamperi me turistë aksidentohet në Gjirokastër, përfundon jashtë rruge

15 Qershor 2024 | 11:37

Një automjet kamper me turistë të huaj është aksidentuar mesditën e sotme në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mashkullorë, rreth 3 km larg qytetit të Gjirokastrës. Kamperi me turistë të huaj është përplasur me një autoveturë me targa, greke dhe ka përfunduar jashtë rrugës

Fatmirësisht si shkak i këtij aksidenti nuk raportohet për pasoja në njerëz, por vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026