“Kanabisi shkëmbehet me heroinë”, eksperti tregon detaje nga arrestimi i policit
Eksperti i sigurisë Artan Rexhepi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Policia e Shtetit duhet të largojë nga struktura personat e inkriminuar.
Rexhepi komentoi edhe rastin e efektivit të Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, i cili u arrestua në Turqi për trafik droge.
Ai tha se nga informacionet që kishte marrë, bëhet fjalë për një shkëmbim të kanabisit me heroinën.
“Policia duhet të fillojë të pastrojë vetveten, kjo duhet bërë me hapa shumë të shpejtë. Rasti i drogës, nga informacionet që mora, kanabisi është i shtrenjtë në Turqi dhe flitet për këmbim të kanabisit me heroinë. Polici ka kaluar disa filtra para se të emërohej. Nuk mund të bëhet kushdo punonjës policie. Policia e Shtetit po kriminalizohet masivisht”, u shpreh ai.
Rexhepi nënvizoi më tej se komandot janë shumë të rrezikshëm në ngjarjet kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta