Kanadaja “në mëshirë” të zjarreve/ Flakët i afrohen qytetit, evakuohen banorët

17 Gusht 2023 | 19:54

Afrimi i zjarreve masive, të cilat kanë arritur 17 km larg qytetit Jellou Najf, ka detyruar qeverinë kanadeze të urdhërojë evakuimin e banorëve.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, janë rreth 20 mijë personat të cilëve u është bërë apel të lënë banesat e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Forcat e armatosura kanadeze po ndihmojnë zjarrfikësit në largimin e banorëve përmes avionëve të llojit “Hercules”.

Mbi 200 zjarre kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe toke në rajonin e njohur si Territoret Veri-perëndimore.

Autoritetet paralajmërojnë se nëse nuk ka reshje, flakët do të arrijnë Jellou Najf, kryeqyteti i rajonit, gjatë fundjavës.

15 për qind e popullsisë së Territoreve Veri-perëndimore është evakuuar. Zyrtarët thonë se shumica e akseve rrugore janë të sigurta, por shtojnë se nëse tymi i zi kufizon shikueshmërinë, njerëzit që largohen nga Jellou Najf nga autostrada do të shoqërohen përmes zonës aktive të zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026