Kanadaja zotohet të pranojë gati dyfishin e personave që kanë marrë statusin e refugjatit

19 Qershor 2021 | 08:35

Kanadaja do të pranojë më shumë refugjatë bashkë me familjet e tyre këtë vit, si pjesë e përpjekjes së saj për të trajtuar një krizë globale, tha të premten ministri i Emigracionit, Refugjatëve dhe Shtetësisë, Marco Mendicino.

Ai deklaroi se Kanadaja do të pranojë gati dyfishin e numrit të personave që kanë aplikuar dhe u është dhënë statusi i refugjatit pas mbërritjes në vend, si dhe familjet e tyre jashtë vendit. Synimi i ri është 45,000, nga 23,500 persona.

Z. Mendicino u shpreh më tej se Kanadaja mund të pranojë emigrantë të Amerikës Qendrore për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara, ku fluksi i emigrantëve apo klandestinëve është në rritje.

Numri i prapambetur i kërkesave për emigrim për anëtarët e familjes së personave që kanë aplikuar, ishte rritur përpara pandemisë dhe gati dyfishuar në 21,372 në janar të këtij vitit nga 11,177 që ka qenë në janar të 2018, sipas të dhënave qeveritare të marra nga Reuters.

Ndërsa, Kanadaja përgatitet të pranojë më shumë refugjatë, ajo është përpjekur të parandalojë azilkërkuesit që të vijnë në vend përmes kufirit të saj tokësor, ose përmes Marrëveshjes së “Vendit të Tretë të Sigurt me Shtetet e Bashkuara”, ose përmes një politike COVID-19 që kontestohet në gjykatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Ndotja e ajrit, gjysma e qyteteve evropiane të pushtuara nga ajri i ndotur

Varianti “Delta” i COVID-19 pritet të bëhet dominant në Gjermani gjatë vjeshtës

Të përdoren të gjitha vaksinat e autorizuara, thotë Agjencia Europiane e Barnave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026