Kancelari Scholz: Rusia nuk duhet ta fitojë luftën në Ukrainë

28 Qershor 2022 | 15:19

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se takimi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7), ishte instensiv dhe konstruktiv.

Scholz u shpreh se pjesë e diskutimit ishte edhe lufta në Ukrainë, ku shtoi se Rusia nuk duhet të dalë fituese, shkruan CNN.

Ai theksoi se liderët e G7-s kanë diskutuar edhe për rindërtimin e Ukrainës.

“Ne kemi nevojë për një plan Marshall për Ukrainën”, tha ai.

Scholz dënoi edhe sulmin në një qendër tregtare në Ukrainë nga ana e forcave ruse dhe sipas tij, kjo tregon që presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjedhur rrugën ‘brutale’, atë të luftës.

Këtë javë, do të mbahet Samiti i NATO-s në Madrid, në një moment kritik në historinë 73-vjeçare të Aleancës EuroAtlantike.

Pushtimi rus i Ukrainës është përshkruar si tronditja më e madhe strategjike për Perëndimin që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day, 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në...
09:49 | 05/07/2026

Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë

Numri i personave të vrarë në tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në 2,954, njoftoi sot Presidenti i Asamblesë së atij vendi, Jorge Rodriguez. Siç...
09:13 | 05/07/2026

Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessant, njoftoi se, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vunë në...
09:10 | 05/07/2026