Kanceri shkak kryesor i vdekjeve, Eurostat: Sa është përqindja që zë te dy gjinitë

10 Maj 2024 | 16:38

Në vitin 2021, kanceri ishte shkaku kryesor i vdekjes në popullatën nën moshën 65 vjeç në Europë.

Një raport i hartuar nga Eurostat ka nxjerr në pah se sëmundjet tumorale ishin shkaku më i shpeshtë i vdekjeve për gratë në këtë grupmoshë, me 40.6% të të gjitha vdekjeve të regjistruara, ndërsa për meshkujt zë 25.6% të totalit të fataliteteve.

Shkaqet e tjera më të shpeshta të vdekjes për gratë nën 65 vjeç ishin sëmundjet e qarkullimit të gjakut me 14.9%, pasuar nga COVID-19 me 10.2% dhe sëmundjet e frymëmarrjes me 4.2%.(TABELE 1)

Ndërsa gratë, humbën jetën në shumicën e tyre si pasojë e sëmundjeve tumorale, burrat kishin me të lartë, faktorin e sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, të cilat zënë 22% të totalit të vdekjeve mes tyre. Covid 19, ishte shkak i 9.8% të fataliteteve  dhe aksidentet  në 6.9% të rasteve. (TABELE 2)

Kur bëhet fjalë për personat e moshës  mbi 65 vjeç të dhënat tregojnë se , shkaqet kryesore të vdekjes për gratë janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut (37.3%), kanceri (16.9%), COVID-19 (9.9%) dhe sëmundjet e frymëmarrjes (5.7%).(TABELE 3)

Edhe për meshkujt janë të njëjtat shkaqe por në përmasa të ndryshme.

(TABELE 4)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026