Kandidatët e PS fushatë në Gramsh, mjeku Enver Roshi dhe gazetari Besian Ajazi prezantojnë programin

3 Prill 2021 | 18:38

Gazetari Besian Ajazi dhe mjeku Enver Roshi, kanë prezantuar programin e Partisë Socialiste në qytetin e tyre të lindjes, atë të Gramshit. Ajazi premtoi mbështetje për të rinjtë, ndërsa Roshi më shumë investime në zonat rurale, me qëllim frenimin e largimeve.

Dy nga kandidatët e Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit janë mjeku Enver Roshi dhe gazetari Besian Ajazi.

Në një takim me banorët në qendër të Gramshit ata kanë kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Takimi është organizuar në një nga lulishtet e qytetit , në prani të shumë qytetarëve dhe strukturave bazë të partisë socialiste të rrethit .

Besian Ajazi ju drejtua gramshiotëve me premtimin se do të punoj për qytetin ashtu siç i takon një djali për familjen e tij.

“Të jeni të bindur që edhe ato shqetësime që me të drejtë sot janë dhe ato punë të pambaruara që me të drejtë ju sot i kërkoni, të jeni të bindur që ne do t`i realizojmë. Kur them do t`i realizojmë më besoni nuk është një premtim elektoral  i radhës, por është një premtim që vjen nga një djalë i juaji. Aq sa më dhimbset mua vendi im, më besoni që nuk i dhimbset asnjë jabanxhiu,” – tha Ajazi.

Kërkesat nuk munguan, ndonëse qytetarët u treguan tepër të rezervuar .

“Kemi një çezmë publike që natyra e zoti na i ka dhënë, për pak lekë e kanë lënë pa bërë,” – tha një qytetar.

“Unë tek ajo çezma e vjetër kam luajtur, jam lagur, kam mbushur ujë dhe po ta premtoj në prezencë të kryetarit, do të bëhet,” – premtoi Ajazi.

Kandidimin në vendin e lindjes e quan emocion, por edhe përgjegjësi. Besiani premton vëmendje ndaj të rinjve që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Gramsh.

“Kandidimi im këtu është emocion për mua, është dashuri , por është dhe përgjegjësi shumë e madhe. Si i ri që jam, absolutisht që vëmendja ime gjatë këtyre 4 viteve do të jetë ndaj të rinjve. Ndaj të rinjve kryesisht në krijimin e hapësirave apo vendeve të reja të punës, për të rinjtë që e shohin Gramshin si vendin e tyre të jetesës por edhe të ardhmes për fëmijët  e tyre. Këtë kam ndër mend ta bëj nëpërmjet nismave qeveritare pse jo po edhe nëpërmjet nismave private,” – u shpreh Ajazi.

Enver Roshi, ish – eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili nuk pranoi të djegë mandatin e tij në vitin 2019, por qëndroi në parlament, gjendet i 10 në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste, për Qarkun Elbasan.

“Hyrja ime në LSI ka qenë me një ideal, Ideali i përfaqësimit të Gramshit. Sot për sot ky ideal është plotësuar nga partia socialiste me vënien për herë të parë në 25 vite të dy djemve gramshiot, timin dhe kolegut tim Besian Ajazi,” – tha Roshi.

Ai premton më shumë  investime në zonat rurale, me qëllim frenimin e largimeve.

“Ne do shtrihemi në akset kryesore të komunave për të bërë të mundur asfaltimin e qendrave të ish -komunave me qytetin që qytetarët gramshiotë, të rrinë këtu, të investojnë këtu dhe të dalin më shpejt në treg. Gramshi është i vetmi komunitet në Shqipëri që paguan taksat 100%” – shtoi Roshi.

Elbasani është qarku i katërt më i madh në vend, i cili prodhon 14 mandate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026