Kandidatët për deputetë presin në forma të ndryshme shijen e humbjes
Kur po numërohen kutitë e fundit për të mbyllur procesin e zgjedhjeve të 25 prillit, disa nga kandidatët e djathtë për deputetë kanë pranuar tashmë humbjen e opozitës.
Drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Bujar Leskaj shprehet se “tashmë vullneti i popullit është shprehur dhe është koha e leximit me përgjegjësi të lartë qytetare e përulësi të verdiktit të popullit”.
Por nga ana tjetër ai thotë se “do të vazhdojmë të dokumentojmë dhe të denoncojmë edhe në të ardhmen, siç kemi bërë deri tani, blerjen e votës, intimidimin, arrogancën dhe frikësimin e qytetarëve”.
“Ne do ta fitojmë këtë betejë të gjatë; betejën për votën e lirë, për demokracinë, për Vlorën! Për një gjë dua t’ju garantoj: Unë dhe ekipi i deputetëve të PD të Vlorës do të jemi shërbestarët tuaj të vërtetë në parlament, shërbestarë të Vlorës, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Selenicës, Himarës”, shprehet Leskaj.
Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, e cila ishte kandidatet e Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, ka zgjedhur disa vargje për të shprehur zhgënjimin e rezultatit.
Megi Balliu, kandidate e PD po në Qarkun e Elbasanit duke pranuar indirekt humbjen e zgjedhjeve, e cilëson mazhorancën si “pushtet të bandave dhe krimit”.
Kandidati i LSI në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo thotë se gara ishte e pabarabartë dhe për këtë arsye fitorja ishte e vështirë për t’u arritur.
“Njeriu nuk humbet kurrë kur tashmë ka dhënë gjithçka në shërbim të të tjerëve ndaj për këtë do jem gjithmonë fitimtar sepse kam dhënë zemrën dhe energjitë e mia për banorët e qarkut të Gjirokastrës”, shprehet ai.
Ndërkohë dy kandidatë të Nismës Thurje e kanë marrë më me sportivitet rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse nuk arritën që të siguronin asnjë mandat.
Endrit Shabani, kandidati Nismës në Tiranë ka zgjedhur një shprehje të Barak Obamës si “ngushëllim”.
Ndërkohë kandidatja tjetër e Nismës, Rigerta Loku thotë se beteja nuk mbaron me kaq pavarësisht rezultatit zhgënjyes.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata