Kandidatët për KQZ, Rusmaili i privilegjuari i PS-së

30 Shtator 2020 | 20:23

Komisioni i Posaçëm Parlamentar përfundoi intervistat me kandidatët që aspirojnë të bëhen pjesë drejtuese e tri hallkave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ditën e sotme u zhvilluan intervistat edhe me kandidatët më potencial që kishin aspiruar për t’u zgjedhur si kryekomisioner, Ilirjan Celibshi dhe Ilir Rusmali. Se kush ishte më i preferuari i maxhorancës u dallua që tek minutazhi që i lanë secilit kandidat.

Intervista me Celibashin nuk shkoi as katër minuta nga 5 që ishte koha maksimale ndërsa me Rusmalin minutat u katërfishuan ku për 18 minuta ai parashtroi qëndrimin e tij për drejtimin e KQZ-së por edhe dëgjoi vlerësimet si nga shumica ashtu edhe nga opozita parlamentare. I vetmi që nuk bëri koment ishte Oerb Bylykbasi i Partisë Demokratike, parti në të cilën Rusmali më parë ka qenë deputet, Ministër madhe edhe zëvendëskryeminstër i Sali Berishës.

Në mbyllje të mbledhjes përfaqësuesit e secilës palë nxorrën edhe meraqet e tyre në komisionin qendror të zgjedhjeve. I pari ishte Mylsim Murrizi i cili kërkoi që nga KQZ-ja të qëndrojnë njerëz që kanë pasur lidhje pushtetin apo me zgjedhjet e shkuara.

Por kjo kërkesë e tij nuk gjeti dakordësinë e Damian Gjiknurit, i cili e bëri të qartë se çfarë oreksesh duhet të plotësojë një individ për tu bërë pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Opozita jo parlamentare kishte merakun e vjetër, vonesa në ngritjen e KQZ-së e cila për pasojë sjell edhe vonesën e teknologjisë në zgjedhje:

Pas intervistave do të vijohet me fazën tjetër, atë të skualifikimeve dhe përzgjedhjeve të kandidatëve të cilët më pas do të shkojnë për votim në seancë plenare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026