Kandidati i PD në Korçë: Mësuesve po u bëhet presion për të marrë vaksinën
Ashtu si në Tiranë, edhe në Korçë ka nisur procesi i vaksinimit masiv te moshat e treta. Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Korçës, Andrea Mano thotë se qytetarët nuk kanë treguar interes të lartë për të marrë vaksinën.
“Procesi i vaksinimit ka filluar, por me ritme shumë të ulëta. Nga informacionet qe kemi marrë nga mësuesit mjekët apo infermierët, ka pasur një kërkesë të ulët për ta bërë vaksinimin”, tha ai.
Ai i tha Euronews Albania se po ushtrohet presion ndaj mësuesve për të marrë vaksinën kundër dëshirës së tyre.
“Ajo që është me e keqja, unë mendoj se është një lloj presioni, që po u bëhet mësuesve nga drejtuesit e shkollave për të bërë vaksinimin me detyrim. Vaksinimin është një e drejte e çdo qytetari, por duhet bërë me dëshirën e qytetarit”, shtoi ai.
Madje ai pretendon se mësuesit që nuk kanë pranuar të marrin vaksinën janë “kërcënuar” me vendin e tyre të punës.
“Nga kontaktet që unë kam pasur, mësuesit kanë kërkuar informacion për vaksinat, për prejardhjen e tyre, certifikatën e sigurisë dhe më thonë që nuk iu është dhënë asnjë informacion. Ka pasur raste, që për mësuesit, të cilët nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, ju është thënë se ndoshta do të ketë pasoja me qëndrimin e tyre në punë. Kjo është e papranueshme dhe kjo bie ndesh me të drejtën themeltare të njeriut për ta bërë vaksinën me dëshirë dhe atëherë kur e mendojnë”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Vaksinim masiv edhe në Korçë, të hënën doza e dytë për personelin shëndetësor dhe arsimor
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta