Kandidati Sterjovski thirrje Komitetit të Ekspertëve për rishikim të karantinës për udhëtarët nga RMV-ja
Kandidati i PS-së në qarkun e Korçës, Vasil Sterjovski komentoi në Euronews Albania vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën dy javore me RMV-në dhe Greqinë.
Ai e quajti këtë vendim të gabuar.
“Ky vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve vjen në një kohë jo të përshtatshme. Është një vendim i shpejtuar dhe gabuar”, u shpreh kandidati për deputet.
“Kjo na sjell pengesa edhe në ditën e votimit, pasi anëtarët e komitetit maqedonas jetojnë dhe punojnë në RMV, por ka të bëjë edhe me jetën e përditshme me këta banorë, të cilët ekzistencën ekonomike e kanë të lidhur me RMV-në”, tha ai më tej.
Zoti Sterjovski tha se nga Bashkia e Pustecit shkojnë dhe kthehen brenda ditës në RMV mbi 300 banorë që punojnë në punë sezonale.
Ai i kërkoi Komitetit të Ekspertëve edhe në emër të banorëve që ky vendim të rishikohet brenda javës.
Lexoni gjithashtu:
Vota e emigrantëve, Meta: Vendimi i Komitetit, antikushtetues dhe diskriminues
Nga nesër, karantinë 2-javore për udhëtarët nga RMV-ja dhe Greqia, gjimnazistët rikthehen në klasa
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta