Kanoe dhe ‘birdwatching’ në Shirokë, Shkodra mirëpret vizitorët me dy aktivitetet risi të këtij sezoni turistik

12 Gusht 2020 | 20:21

Pavarësisht pandemisë dhe uljes së numrit të vizitorëve, Shkodra ka mirëpritur edhe këtë verë vizitorë të shumtë nga vendi dhe të huaj.

Kjo zonë ofron një kombinim të relieveve dhe panoramave të ndryshme me ekosistemet e pasura natyrore, në det, mal, lumë dhe liqen.

Gjithashtu, ndërthurja e natyrës me kulturën e moçme shkodrane, e kanë bërë Shkodrën dhe rrethinat e saj, një destinacion të parapëlqyer për vizitorët.

Pas investimit për ringjalljen e qendrës së Shirokës, vëmendja është kthyer më shumë nga sportet ujore, traditë kjo e hershme për banorët e Shkodrës.

Drini Xhafa, drejtues i qendrës sportive në Shirokë dhe Aurora Piroviç, guidë natyrore, në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura, përmes një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian kanë mundësuar dhe eksplorimin e liqenit të Shkodrës.

“Shqipëria është shtëpi e florës dhe faunës shumë të veçantë, që duhet të njihet më shumë, kryesisht nga të rinjtë”, shprehet Aurora.

Udhëtimi me kanoe zgjat rreth 7 orë dhe përshkon rreth 18 km vijë lumore dhe liqenore, me peizazhe magjepsëse të natyrës si dhe shpendëve të shumtë në këtë zonë.

Drejtuesi i qendrës sportive në Shirokë shprehet se nëpërmjet këtyre tureve “po bëhet promovimi i vendit në kushtet e pandemisë”, si dhe “po bashkëpunohet me bizneset e zonës të cilat kanë pësuar një rënie të konsiderueshme të xhiros për shkak të mbylljes së kufijve”.

Sa i takon pandemisë, Drini thotë se “pas çdo të keqeje, fshihet një e mirë”.

Shkodra nuk zhgënjen asnjëherë, ndaj ju mirëpret krahëhapur për të eksploruar bukuritë e saj natyrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026