Kanosi me armë gjahu 2 kushërinjtë, procedohet penalisht 39-vjeçari
Një 39-vjeçar në Tropojë është proceduar penalisht pasi ka kërcënuar me armë zjarri 2 kushërinjtë e tij.
Policia tha se menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mserr, një shtetas kishte qëlluar me armë, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 39 vjeç, banues në fshatin Peraj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu, 2 kushërinjtë e tij, shtetasit A. P., 38 vjeç dhe A. P., 37 vjeç.
Më tej, u shpall në kërkim shtetasi F. N., 19 vjeç, banues në fshatin Peraj, i cili shoqëronte shtetasin V. P., në momentin e konfliktit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, me qëllim kanosjen. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 19-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta