Kanosi të atin, dhunoi gruan dhe vodhi një banesë, arrestohet 41-vjeçari në Korçë

17 Korrik 2024 | 13:41

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi ka kanosur të atin e tij të pajisur me urdhër-mbrojtjeje, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka vjedhur një shumë parashë e një celular në një banesë.

Përmes një njoftimi Policia bënj të ditur se këto veprime 41-vjeçari i kishte kryer në harkun kohor të 10 ditëve.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Korçë-Gjatë 10 ditëve të fundit, kanosi me fjalë babanë e tij (i pajisur me urdhër mbrojtjeje), ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vodhi një celular dhe një shumë parash në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Komisariati i Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se:

-më datë 07.07.2024, në lokalin e tij, në lagjen nr. 6, ka kanosur me fjalë babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 13.07.2024, ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-më datë 15.07.2024, në lagjen nr. 10, Korçë, ka vjedhur në një banesë, një celular dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”,“Dhuna në familje” dhe ”Vjedhja”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026