Kanye West ndryshon emrin, tani do të njihet zyrtarisht si YE
Artisti i njohur më parë si Kanye West tani do të njihet zyrtarisht si thjesht YE. Një gjykatës i Los Anxhelosit pranoi kërkesën për ndryshimin e emrit. Ylli 44-vjeçar e paraqiti kërkesën në gusht, duke cituar “arsye personale”.
Reperi, i njohur për hite të tilla si Gold Digger dhe Stronger, përdorte YE si nofkë dhe në 2018 e përdori atë si titull albumi. Tashmë që u be zyrtarisht, emri i tij i plotë – Kanye Omari West – nuk ekziston me më.
Ndërsa llogaria e tij në Twitter ishte YE, llogaria dhe faqja e tij në Instagram ende po përdornin emrin e tij të mëparshëm.
“Unë besoj se “YE”është fjala më e përdorur në Bibël, dhe në Bibël kjo do të thotë ty. Pra, jam unë ti, unë jemi ne, jemi ne,” tha ai në një intervistë të vitit 2018. YE publikoi albumin e tij të fundit Donda në gusht, duke shfaqur 27 këngë me një kohëzgjatje prej dy orësh.
Artistë të tjerë si Prince, Snoop Dogg dhe Sean Love Combs kanë ndryshuar emrat e tyre gjatë viteve, disa herë.
YE doli në titujt e gazetave në fillim të këtij viti pasi u nda me gruan e tij prej afro shtatë vitesh, Kim Kardshian. Çifti, i cili ka katër fëmijë së bashku, janë ndër yjet më të njohur në botë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania