Kaos dhe përplasje mes të dënuarve në burgun sigurisë së lartë në Peqin

15 Dhjetor 2023 | 14:39

Një përplasje e dhunshme është shënuar mes të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin këtë të premte.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se si pasojë e përleshjes ka vdekur një i dënuar dhe ka mbetur i palgosur një tjetër.

Nga informacionet paraprake dyshohet se personi që ka mbetur i vdekur është i burgosuri Arben Lleshi.

Sakaq të plagosur mbetën dhe të dënuarit e tjerë llir Xhakja dhe Indrit Shaqja.

Si pasojë e situatës së krijuar drejt burgut të Peqinit janë nisur Forcat Operacionale, si dhe është kërkuar asistenca nga Policia e Shtetit.

IEVP Peqin është një burg i sigurisë së lartë, ku mbahen të denuarit për krime të rënda dhe burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026