Kaos në Kuvend/ Balla kërkon ndërprerjen e seancës, Noka ia fryn bilbilin në vesh
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi ndërprerjen e seancës plenare të kësaj të hëne.
Shkak për këtë vendim sipas socialistit, është marrja e masave ndaj të gjithë atyre që kanë penguar punën e Kuvendit, por dhe për gjuhën seksiste të përdorur nga ish-kryeministri Berisha.
Ajo që ra në sy gjatë fjalës që Balla po mbante në Kuvend, ishte se deputeti i PD-së Flamur Noka, i frynte pa pushim bilbilit në një distancë shumë të afërt me të.
“Kuvendi do ta vijojë detyrën e tij dhe do të marrë masa më të ashpra ndëshkimore jo vetëm për bllokimin e parlamentit, por edhe për gjuhën seksiste të përdorur këtu.
Diskriminimi me bazë gjinore nuk mund të tolerohet. Keqardhja ime më e madhe është për shoqërinë civile që nuk reagoi ndaj deklaratave të Berishës të premten.
Një burrë në moshën e tij, krijon insinuata dhe thotë që kam video. Nxirri po je burrë!
I propozoj Kuvendit ndërprejen e seancës për marrjen e masave. Ne do ta rikthejmë parlamentarizmin, pasi hallin e Berishës nuk mund ta shpëtoj bilbili”, tha Balla.
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani