Kaos në spitalin e Vlorës, vdekja e 35-vjeçarit përplas qytetarët me bluzat e bardha
Autoambulanca e amortizuar dhe gati jashtë funksionit e Njësisë Shëndetësore të Orikumit bëhet shkak për një situatë të paprecedentë në Spitalin e Vlorës.
35-vjeçari Arbër Ferati ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një shans ndërhyrjeje.
Por në momentin e mbërritjes në hyrje të urgjencës së Spitalit ambulancës i është bllokuar dera.
Gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj tregoi se 35-vjeçari që humbi jetën 2 ditë më parë teksa punonte me autokombajnë ka rënë në kontakt me tensionin e lartë me një tel në rrugë që është këputur. Ai ka dashur ta largojë, por ka rënë në kontakt dhe ka vdekur në vend.
Sipas mjekëve 35-vjeçari ka mbërritur i pajetë në qendrën shëndetësore në Orikum. Por familjarët kanë kërkuar që të transportohej në Vlorë, duke pasur shpresë për ta risjellë në jetë. Ata kanë qenë të tensionuar dhe kanë goditur autoambulancën, ndaj kur kanë mbërritur në Vlorë dera nuk është hapur pasi është dëmtuar nga goditjet e familjarëve. Për shkak të dhimbjes ata kanë reaguar në mënyrë të dhunshme, ndërsa policia e ka cilësuar sulm të pronës publike reagimin e tyre ndaj autoambulancës.
LEXONI GJITHASHTU:
- E trishtë| E zë korrenti teksa po punonte me autokombajnë, vdes 35-vjeçari
- Bie në kontakt me rrymën, ndërron jetë punonjësi i ndriçimit në Bashkinë Shkodër
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit