Kaosi me adresat, qytetarët ankohen se janë çregjistruar pa dijeninë e tyre

29 Shtator 2020 | 17:07

Në vitin 2016 qeveria prezantoi Projektin e Regjistrimit të Adresave dhe Shtetasve i njohur ndryshe si projekti “një qytetar një adresë”. Përmes tij parashikohej identifikimi në terren i shtetasve nga persona të autorizuar, me qëllim krijimin e regjistrit të përditësuar të adresave në të gjithë vendin.

Procesi ka përfunduar në vitin 2018. Në vendin tonë aktualisht ekziston një sistem me një total prej rreth 1.4 milionë adresash, por sipas burimeve të Euronews Albania disa qytetarë kanë raportuar probleme me regjistrimin ditët e fundit.

Pranë njësisë numër 5 në Tiranë, qytetarë të revoltuar tregojnë se ju kanë ndryshuar adresën e vendbanimit pa kërkesën dhe dijeninë e tyre.

“Shkoj të bëj dokumentin e pasaportës dhe më del që vendbanimi më ka shkuar në Sarandë. Unë banjo në tiranë kam një shtëpi pushimi atje. Se si e kanë bërë unë se kam idenë fare”, shprehet një qytetar.

“Sistemi thotë ai, erdha të marrë një vërtetim banimi më thanë nuk rezulton këtu, rezultoi në një shtëpi të dytë në Farkë. Nuk e kemi bërë ne thonë këta të lagjes, e ka bërë sistemi. I thashë unë s`kam lëviz ndonjëherë banimin. Nuk e kuptoj se si ka kaluar kur unë nuk kërkoj të ndryshoj banesën.

Një qytetar tregoi për Euronews Albania se teksa banesa e tij ndodhet në territorin e njësisë numër 1 në Tiranë e kanë transferuar në një qytet tjetër. Më konkretisht aty ku bashkëshortja ka jetuar përpara martese.

Teksa çifti është celebruar në njësinë 1 në Tiranë, ku kanë regjistruar edhe fëmijët e lindur, tashmë e gjitha familja rezulton me vendbanim në Krujë.

“Nga një aplikim që më duhet të bëja për të marrë certifikatën personale u futa tek e-Albania, vendbanimi im ishte zhvendosur në Golem Kavajë. Unë gjithë jetën lindur e rritur në Tiranë, në Golem kam një shtëpi plazhi. Tani kam bërë një ankesë për ta ndryshuar vendbanimin për ta kthyer aty ku e kisha”, shprehet banori.

Pranë njësisë administrative numër 5 punonjësit jashtë kameras deklarojnë se ky problem është shfaqur gjatë tre javëve të fundit, dhe se nuk varet prej tyre. Për korrigjimin e vendbanimit qytetarët duhet të paraqesin pranë zyrave të gjendjes civile ku duhet të kthejnë vendbanimin, dokumentin e pronësisë së banesës së tyre dhe fotokopje të kartës së identitetit të personave madhorë që jetojnë në të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021