Kapen 7 parcela me drogë në Mirëditë, arrestohet 27 vjeçari dhe kryeplaku i fshatit
Policia në Mirëditë ka arrestuar një 27 vjeçar, i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. Shtetasi me inicialet E. Ç., banues në fshatin Batra kishte kultivuar në 7 parcela të ndryshme në distancë nga njëra tjetra, 374 bimë kanabis sattiva.
Parcelat ndodheshin në afërsi të fshatit të tij në vendin e quajtur “Përroi Batrajve”. Gjatë operacionit, ky shtetas u kap në flagrancë në njërën prej tyre , duke u kujdesur për bimët narkotike në orët e vona të mbrëmjes.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. Ç., është sekuestruar një armë gjahu çifte pa leje si dhe është bërë bllokimi i po një arme tjetër gjahu me leje.
Në vijim të hetimeve , është identifikuar shtetasi J. M., 33 vjeç, si bashkëautor në këtë aktivitet. Edhe ky i fundit është i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ku vijon puna për kapjen e tij.
Gjithashtu u procedua penalisht për shpërdorim detyre edhe shtetasi S. Gj., me detyrë kryeplak i fshatit Batra. Ky shtetas dyshohen se nuk ka kryer detyrën e tij funksionale, në zonën që mbulon.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta