Shkoi të ndihmonte banorin për të ndërruar gomën, aksidentohet dhe vdes polici

13 Korrik 2024 | 10:05

Një efektiv policie ka humbur jetën teksa i ka ardhur në ndihmë një banori në fshatin Mlizë të Elbasanit, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike.

Efektivi 62 vjeçar, Edmond Brahimaj, ndodhej jashtë shërbimit të punës, kur ka shkuar t’i vijë në ndihmë banorit të zonës.

Në momentin që ka hequr krikun, depozita e ujit është rrëzuar nga rimorkoja duke zënë poshtë efektivin. 62-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Ditën e djeshme, në fshatin Mlizë, shtetasi E. B., 62 vjeç, (punonjës policie jashtë orarit të shërbimit), i ka dhënë ndihmë një shtetasi, banor i zonës, për të ndërruar gomën e një rimorkioje të ngarkuar me një depozitë metalike uji.

Në momentin që ka hequr krikun, aksidentalisht depozita e ujit është rrëzuar dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë shtetasin E. B., i cili ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin kultivuar bimë narkotike në Krujë, kapen në flagrancë 2 persona. Me precedentë të mëparshëm penal (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tyre erdhi pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar drogë në fshatin Zgërdhesh....
12:02 | 22/07/2026

Kontrolle në burgun e Drenovës, gjendet telefon në qelinë e Laert Haxhiut! Dërgohet në SPAK për ekspertizë

Kontrolle të befasishme të ushtruara këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një tjetër aparati celular. Pajisja...
11:35 | 22/07/2026

Kërkohej prej një muaji nga familjarët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq për prostitucion brazilianen dhe tutorin e saj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar këtë të mërkurë në gjyq shtetasin S.M., i akuzuar për veprën...
11:28 | 22/07/2026