Kapen 8 kg kokainë dhe sekuestrohen 200,000 euro cash në Angli, arrestohet shqiptari

15 Janar 2025 | 21:39

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani, pasi u kap duke transportuar 2 kilogramë kokainë në perëndim të Londrës.

Bëhet fjalë për një të ri nga Shqipëria, i cili u arrestua nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar në Brentford High Street. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti një strehë të sofistikuar në bagazh ku ndodheshin 2 kilogramë kokainë dhe rreth 50,000 £ cash, sipas NCA.

Po ashtu, oficerët kryen një kontroll edhe në një apartament në Brentford, ku zbuluan 6 kilogramë kokainë dhe rreth 150,000 £ cash.

I riu shqiptar u arrestua dhe akuzohet për trafikim droge. Ai u paraqit para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit të mërkurën dhe po mbahet në paraburgim përpara se të dalë përpara Gjykatës së Kurorës Isleworth më 6 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026