Kapet 1.3 ton kokainë në Bari, dyshohet se ‘truri’ i ngarkesës një shqiptar
Mbi 1.3 ton kokainë u sekuestrua nga antimafia italiane në portin e Savonës në Bari, pasi zbarkoi aty përmes një anijeje tregtare të ardhur nga Brazili.
Hetimet e kryera deri tani, rezulton se ngarkesa i përket një grupi të strukturuar kriminal shqiptar, në bashkëpunim të ngushtë me mafian italiane që vepron në qendër të vendit fqinj.
Operacioni i kryer të mërkurën është vijim i operacionit të zhvilluar më 2 janar ku në një apartament në komunën e Celle Ligure, u sekuestruan 353 kokainë dhe u arrestuan 4 shtetas të tjerë shqiptarë.
Hetimet e mëvonshme bënë të mundur marrjen e informacionit në lidhje me mbërritjen në portin e Savonës të një anijeje tjetër tregtare nga Brazili, me flamur të Hong Kongut, në të cilën fshihej një ngarkesë e konsiderueshme kokaine.
Aktiviteti i kryer nga zhytësit e Seksionit të Operacioneve Detare të Savonës, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e kokainës të fshehur me mjeshtëri në motorin e anijes tregtare.
Mediat italiane shkruajnë se nga operacioni në total janë arrestuar 14 persona, 5 prej te cilëve shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit