Kapet autori i sulmit me armë në paradën e 4 Korrikut në Çikago

5 Korrik 2022 | 07:21

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për të shtënat me armë ku humbën jetën gjashtë persona në një paradë të Ditës së Pavarësisë në Highland Park, Illinois.

Një oficer policie e ndaloi të riun në makinën e tij rreth 8 kilometra  larg vendit ku ai nisi të qëllonte më armë në Highland Park.

Autoritetet publikuan një foto dhe emrin e 22-vjeçarit, ai është Robert E Crimo, por ende nuk janë zbardhur motivet e këtij sulmi.

“Personi që kërkonim është dërguar në departamentin e policisë, ku do të kalojë në fazën tjetër të hetimit”, u shpreh Lou Jogmen, kreu i policisë.

Autori hapi zjarr nga një çati ku po qëndronte, duke qëlluar mbi qytetarët që ndodheshin në paradë. Për shkak të të shtënave me dhjetëra persona nisën të vrapojnë të frikësuar.

“Mendova se ishte marina ajo që po përshëndeste flamurin me armë. Por më pas, kur pashë njerëz që vraponin, mora djalin dhe fillova të vrapoj, shprehet Aleksandër, dëshmitar i ngjarjes.

Sulmi në Highland Park ndodhi vetëm pak muaj pas ngjarjeve të shënuara në shkollën në Uvalde në Teksas apo edhe në New York.

Presidenti Biden është zotuar të luftojë “epideminë e dhunës me armë” që ka përfshirë vendin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë

Turqia ka dërguar 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë me dy avionë ushtarakë mallrash, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. Dërgesa mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar...
09:25 | 13/07/2026

Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se kishte folur në telefon me senatorin republikan të ndjerë Lindsey Graham vetëm pak...
09:22 | 13/07/2026

Irani njofton goditjen e objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) tha të hënën se kishte në shënjestër objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarit në...
09:20 | 13/07/2026