Kapet sasia rekord prej 5.7 tonë kokainë në Britani, ishte fshehur në banane

23 Shkurt 2024 | 12:35

Një sasi rekord prej 5.7 tonë kokainë, vlera e së cilës në treg llogaritet në 52.62 milionë euro, është kapur në portin e Southampton në Britaninë e Madhe, e fshehur në një ngarkesë banane nga Amerika e Jugut.

Kokaina u zbulua më 8 shkurt dhe dërgesa ishte e destinuar për në Hamburg të Gjermanisë, raporton Sky News.

Policia njoftoi se tashmë po punon për zbulimin e rrjeteve kriminale të përfshira në kontrabandën e kokainës. Më parë, një sasi rekord droge prej 3.7 ton u kap në Southampton në vitin 2022.

Në Skoci në vitin 2015, në një anije mallrash u zbuluan 3.2 tonë lëndë narkotike. Sipas Agjencisë Kombëtare Britanike të Krimit, bandat kriminale në Britani fitojnë rreth 4.68 miliardë euro në vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026