Goditet grupi kriminal në Durrës, tregtonin kanabis në formë çokollatë dhe kokainë
Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta.
Në pranga shtetasit A. B., 32 vjeç, A. B., 37 vjeç, E. K., 48 vjeç, të tre banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës dhe Sh. D., 34 vjeç, banues në fshatin Shtrazë, Shijak.
Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kanabis sativa në formën e çokollatës, në fshatin Xhafzotaj.
Gjithashtu, para kontrollit nga Policia, kanë tentuar të prishin provat materiale, në banesën e shtetasit A. B., si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Policia ka sekuestruar 131.5 gramë kanabis në trajtë çokollate, doza kokaine, 1 peshore elektronike që shërbente për ndarjen në doza të lëndëve narkotike, 1 automjet dhe 4 celularë.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë