Vajza vrau babain në Durrës, flet krushku: Ajo s’mbyste dot një pulë

23 Shkurt 2024 | 10:28

Vrasja e 50-vjeçarit, Pëllumb Meta, nga e bija e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta, ka tronditur opinionin publik në qytetin e Durrësit.

Në një prononcim për media, krushku i të ndjerit, djali i të cilit është martuar me motrën e autores, deklaroi se është e pabesueshme që 19-vjeçarja ta ketë kryer këtë krim.

Ai shtoi se vajza është një student në Tiranë, e edukuar dhe shumë e mirë në dukje.

Sipas tij 19-vjeçarja nuk mund të mbysë dot një pulë dhe jo më që të kryej  një vrasje të tillë dhe të groposë trupin.

“Me origjinë është nga fshati Shën Mëri i Krujës, janë vendosur këtu, kanë shumë vite. Ka qenë një familje e mirë, vetë viktima ka qenë shumë i mirë. Punonte roje në një varrezë makinash, te tregu i makinave. Ai ka 2 çuna dhe dy vajza, një nga vajzat e ka djali im. Ne i njohim si një familje shumë të mirë. S’kemi dijeni për konfliktete që kanë pasur në shtëpi. Për zhdukjen kemi dy javë që e kemi marrë vesh, na thanë nuk është kthyer në shtëpi. Më vonë kemi marrë vesh që është gjetur makina te Parku Rinia ndërsa sot na njoftuan për atë që kishte ndodhur. Ajo vajza nuk mbyt dot një pulë dhe jo të vrasë një njeri. Nuk di çfarë të them, pasi janë çështje të brendshme. Ka qenë studente, vajzë e mirë e respektuar dhe nuk të shkon ndërmend që ajo mund ta ketë bërë këtë. Nuk kemi asnjë informacion që kanë pasur konflikt se vajza do të fejohej”, tha krushku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026