Kapi fotografinë ikonike të Tokës, ndahet nga jeta austronauti amerikan
Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i cili ka shkrepur një prej fotografive më të shpërndara të Tokës nga Hapësira, ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani, në moshën 90-vjeçare.
Zyrtarët kanë thënë se aeroplani i vogël është rrëzuar në detin jashtë Uashingtonit.
Djali i Andersit, Gregu, e ka konfirmuar gjetjen e trupit të babait të tij.
“Familja është e pikëlluar. Ai ka qenë pilot fantastik. Do të na mungojë”, është thënë në deklaratën e familjes.

Anders – pilot në misionin Apollo 8 për të arritur në Hënë – e ka shkrepur një fotografike ikonike të planetit Tokë, e cila njihet si një prej pamjeve më inspiruese të Tokës prej Hapësirës.
Fotografia është bërë në periudhën e Krishtlindjes, më 1968.
Anders më vonë e ka përshkruar fotografinë si kontributin e tij më të madh për programin hapësinor.
Pas kthimit, ai pati thënë: “Ne kemi bërë gjithë këtë rrugë për të eksploruar Hënën, dhe gjëja më e rëndësishme që kemi zbuluar ka qenë Toka”.
Anders ka shërbyer edhe si pilot rezervë në misionin Apollo 11, që ka rezultuar me uljen e parë të njeriut në Hënë, më 24 korrik 1969.
Pas pensionimit prej programit hapësinor, Anders ka punuar për kohë të gjatë në industrinë hapësinore.
Ai ka qenë edhe ambasador amerikan në Norvegji në vitet ’70.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
- 12:05 Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 11:44 Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi