Karaiskaj: Dhënia e Butrintit me koncesion tregon se shteti ka falimentuar
“Dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit tregon se shteti shqiptar ka falimentuar në administrim.”
Kështu deklaroi studiuesi i monumenteve, Gjerak Karaiskaj për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”.
Sipas tij, më e mira do ishte që Parku Kombëtar i Butrintit të administrohej nga shteti shqiptar.
“E mira do ishte që Butrinti të vazhdonte të administrohej nga shteti shqiptar, sepse ka specialistë që mund ta bëjnë këtë punë. Këtu tregohet që shteti shqiptar ka hequr dorë, ka falimentuar në administrimin e Butrinit. Pra, diçka nuk e bën dot. Shteti heq dorë dhe ia jep një privati”, tha Karaiskaj.
Ndërsa, pasditen e së mërkurës u zhvillua një takim konsultativ me anëtarë të Komisionit të Ekonomisë dhe ekspertë të Trashëgimisë Kulturore në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, lidhur me këtë çështje.
Parku Kombëtar i Butrintit pritet të administrohet nga një fondacion që do të krijohet në bashkëpunim të qeverisë shqiptare me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë