Karamuço zbardh gjithë itinerarin e Sokol Mjacaj para vrasjes: Pa njoftimin në TV…

16 Dhjetor 2023 | 21:12

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar të gjithë itinerarin e ndjekur nga Sokol Mjacaj para vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se Mjacaj pasi ka parë njoftimin për transferimin në regjimin 41 bis në televizor, ka dalë në ajrim dhe ka shkuar te dritarja e Arben Lleshit, ku e ka thirrur dhe qëlluar 5 herë me një pistoletë me mulli.

Ai shtoi se të burgosurit e tjerë nuk janë solidarizuar me veprimin e Mjacajt.

“Kjo është hyrja kryesore, kemi rrethimin e brendshëm dhe rrethimin e jashtëm. Ngjarja ka ndodhur këtu, në ajrim. Personi ka qenë në qeli. Kjo është pjesë e sigurisë së lartë. Këto janë bokset e 41 bis, që kur nuk ka persona me 41 bis, mund të qëndrojnë edhe persona të tjerë. Këtu kemi kullat e rojeve që shikojnë në lartësi.

Ajo që u tha për dronin ka rënë plotësisht. Këtu vërtet nuk ka rrjet te fushat e ajrimit, por që të hyjë një dron duhet të koincidojë që personi të jetë aty. Kudo ka roje. Gjatë kohës së drekës, ky ka parë në televizor njoftimin për 41 bis. Ka pasur informacione për rrezikshmëri, për sende të ndaluara, për konflikte me persona të tjerë dhe SHKB me propozim të drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve e ka çuar sepse e ka ndjer shqetësim.

Për këtë person dhe disa persona të tjerë. Ka pasur edhe një kërkesë ose njoftim për grevë që do bënte ky burg, por jo për çështje të trajtimit, por çështje ligjore. Ka dalë në ajrim dhe nuk ka vajtur te sheshi i ajrimit, por këtu ku janë edhe dy gardianë të sigurisë së brendshme, ka vajtur te dritarja e Arben Lleshit, e ka thirrur dhe ka hapur zjarr me një pistoletë me mulli kalibër 22 ruger. Ka qëlluar 5 herë dhe menjëherë i kanë vajtur të dënuar të tjerë, të cilët duhet theksuar se nuk janë solidarizuar me veprimin e Mjacajt”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026