Gazetari zbulon dëshminë e Mjacaj: Po mos ta dija se do hyja në 41bis, s’do e vrisja

16 Dhjetor 2023 | 20:37

Gazetari Aldo Kozarja ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, në Euronews Albania, ku zbuloi detaje të reja në lidhje me dëshminë e Sokol Mjacaj, përballë prokurorëve pas kryerjes së vrasjes në burgun e peqinit.

Sipas gazetarit, Mjacaj ka pohuar se nëse nuk do ta merrte vesh që do të izolohej në 41 biss, nuk do ta kryente krimin në fjalë.

“Për t’u ndalur te ngjarja pasi është kryer vrasja kemi të bëjmë me një moment të rëndësishëm. Sokol Mjacaj i ka thënë zyrtarëve të grupi hetimor kur e kanë marrë në pyetje, nëse unë nuk do të merrja vesh se isha vendosur të futesha në 41 bis, nuk do ta kryeja këtë veprim sot. Ia ka thënë zyrtarëve të lartë këtë gjë është në dokumenta.

E ka kryer vrasjen nga njoftimi që ka marrë. Zyrtarë të policisë Shkodër kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe një kontroll në banesën e tij në Prekal në Shkodër”, tha gazetari.

Kujtojmë se viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.

Sakaq, autori Mjaçaj, i cili dyshohet ta ketë kryer vrasjen kundrejt pagesës, vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026