Karikaturat për Charles III, ironi në revistat botërore për ceremoninë e kurorëzimit
E gjithë bota bëhet gati për kurorëzimin e mbretit Charles III. Përgatitjet janë drejt fundit për ceremoninë finale të 6 majit, madje të shumta janë edhe karikaturat që janë publikuar në mediat.
Revista satirike franceze Charlie Hebdo është njëra prej tyre e cila me karikaturën e saj merr shumë vëmendje.
Kryetitulli i saj është ironik ku shkruhet: “Një kurorëzim i suksesshëm”. Në karikaturë mbreti mban si kurorë një skelet që përfaqëson princeshë Dianën. Në imazh janë edhe princi William dhe Harry ku shkruhet: “Edhe mami do të vijë”.
Ndoshta revista paraqet edhe ndjenjat e shumë qytetarëve për kurorëzimin dhe faktin se Camilla nuk e meriton titullin e mbretëreshës, por karikatura kanë krijuar edhe shumë media të tjera.
Në revistën amerikane The Times është shfaqur karikatura e princ Harry që gjatë kurorëzimit shpërndan librin e tij në vend të biblës. Në një tjetër karikaturë austriake shfaqen mbreti dhe bashkëshortja Camilla që ngjasojnë si gjysmë kafshë.
Një tjetër artist italian ka pikturuar mbretin në momentin e kurorëzimit duke luajtur me imazhin e tij. Mbreti me karrocë i afrohet kurorës e çuditet pas gjithë kësaj kohe, është kjo karikatura e një artisti kubanez.
Hija e mbretëreshës mbi mbretin Charles, apo fytyra e monarkut mbi paranë australiane, janë të tjera karikatura që po qarkullojnë në media.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve