Karnavalet e Korçës, maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe s’ndalen as prej pandemisë
Festa e karnavaleve ka rizgjuar qytetin e Korçës. Ndonëse me kujdes të shtuar prej pandemisë, për të 13-in vit radhazi, fantazitë e njerëzve u shpalosën mes kostumeve shumëngjyrëshe.
Grupe me personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë, njerëz me maska e kostume, kanë parakaluar në pikat kryesore të qytetit si “Mitropoliti”, “Pazari i Vjetër”, “Bulevard Republika”, “Parku Rinia” dhe te tjera.
Fabulës mbas çdo personazhi i mungoi parada, grumbullimi masiv dhe prurja e madhe e korçarëve për ta shijuar perfomancat. Megjithatë, një zgjidhje e hijshme është gjetur për të ruajtur atmosferën edhe mes rretheve të distancuara.
“Shkrepe karnaval” është kjo motoja e kësaj feste që fton këdo të bëhen pjesë me anë të fotove dhe videove të publikuara në rrjete sociale.
“Risia e këtij sezoni është ftesa që u kemi të gjithë qytetarëve të shkrepin fotot dhe t’i publikojnë në rrjetet sociale për t’iu bashkuar festës”, tha Sotiraq Filo, kryetar i Bashkisë Korçë.
Në këtë festë pagane të veçantë nuk mund të mungonte një veshje me karakter amerikan, në kuadër të 4 korrikut, festës së pavarësisë së Amerikës.
Pavarësisht se nuk pati masivitetin e përvitshëm, kjo ditë kremtimi çel dyert e mundësive për turizëm në qytetin e Korçës.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës