Karolina e Jugut gati t’i hapë rrugën ekzekutimit me pushkatim për dënimet me vdekje

8 Maj 2021 | 09:50

Ligjvënësit në Karolinën e Jugut kanë miratuar një ligj që lejon ekzekutimin e të dënuarve me vdekje nga një skuadër qitjeje në mungesë të injeksionit vdekjeprurës.

Hyrja në fuqi e këtij ligji do të bëjë që Karolina e Veriut të bëhet shteti i katërt në SHBA që lejon këtë opsion ekzekutimi për ndëshkimin kapital.

Shumë kritikë e kanë cilësuar masën  e re si “mesjetare”, ndërsa shteti i Kalorinës së Jugut nuk ka kryer asnjë ekzekutim që prej vitit 2011.

Kalimi i ligjit në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të rinisë ekzekutimet pasi Karolina e Jugut kishte hasur vështirësi në prokurimin e ilaçit që injektohet për ekzekutimet me vdekje.

Që ligji të hyjë në fuqi, duhet që të kalojë fillimisht në Senat dhe më pas të marrë miratimin përfundimtar nga guvernatori republikan, Henry McMaster, i cili është zotuar se do ta firmosë sapo t’i mbërrijë në tavolinë.

Karolina e Jugut deri tani ka si opsione ekzekutimi për të dënuarit me vdekje injektimin e ilaçit ose karrigen elektrike.

Të dënuarit nuk mund të detyrohen që të ekzekutohen me një metodë që ata nuk e kanë zgjedhur.

Tre ekzekutimet e kryera së fundmi janë bërë përmes injektimit të një ilaçi me tri doza, që e vë fillimisht të burgosurin në gjumë, më pas e paralizon dhe i ndalon zemrën së punuari.

Këto ilaçe që përdoren prej vitit 1995, tashmë është e vështirë të sigurohen pasi prodhuesit dhe shpërndarësit nuk duan që produktet e tyre të përdoren për dënimet me vdekje.

Ekzekutimi me skuadër pushkatimi lejohet aktualisht në Misisipi, Oklahoma dhe Utah. Tre të dënuar janë ekzekutuar në këtë mënyrë që prej viteve 1970 ku rasti më i fundit ka qenë në Utah në vitin 2010.

Sipas Amnesty International, tetë vendet që ekzekutojnë dënimet me vdekje me pushkatim janë Kina, Irani, Koreja e Veriut, Omani, Katari, Somalia, Tajvani dhe Jemeni. Në dekadat e kaluara janë përdorur dhe në Bjellorusi, Indonezi, Sudan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ekzekutimet në SHBA lejohen në 27 shtete nga 50 gjithsej edhe pse disa kanë vendosur moratorium për të mos i kryer ekzekutimet. Moratoriumi federal u hoq nga ish-presidenti Donald Trump pas 17 vitesh. Kjo solli ekzekutimin e 13 personave, 6 prej të cilëve kas humbjes së tij në zgjedhje.

Gjatë fushatës, Joe Biden është zotuar për t’i dhënë fund dënimit me vdekje në rang federal. Në 2019, shumica e amerikanëve sipas një sondazhi të Gallup mbështesin dënimi me burgim të përjetshëm se sa dënimin me vdekje, rezultat i cili vjen për herë të parë prej 1985 kur ka nisur të organizohet një pyetje e tillë.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?

Arabia Saudite goditi të hënën një aeroport kyç në Sanaa të Jemenit për të parandaluar uljen atje të një aeroplani që po afrohej, i cili...
17:19 | 14/07/2026

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026