“KAS regjistroi PD”, ish kreu i KQZ: E pritshme, ja pse u mor një vendim i tillë
Ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume thotë se vendimi i KAS për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj, ishte e pritshme.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kume u shpreh se KAS formohet nga anëtarë të dyja partive kryesore PD dhe PS, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është zgjedhur si rezultat i dakordësisë të të gjithë palëve politike.
“Ky ishte një vendim që për mua pritej të merrej si i tillë. E kam thënë në mënyrë të përsëritur këtë gjë kur jam pyetur. Mendimin tim e kam mbështetur në faktin se, KAS-i, ndryshe nga Komisioneri Shtetëror është i formuar me anëtarë të cilët janë aty sepse kanë dashur partitë politike, PD dhe PS.
Ndërkohë që Ilirjan Celibashi është në atë detyrë si rezultat i dakordësisë të të gjithë palëve politike. Kjo më ka bërë që të shprehem se asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht se u ndryshua mënyra sesi do ndërtohet KQZ nga komisionet e mëparshme, te dy trupat kolegjiale të tij, KAS-i dhe tek rregullatori”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- KAS vendosi hyrjen e PD-së në zgjedhjet loakle, reagon Gazment Bardhi
- KAS vendosi hyrjen e PD-së në zgjedhjet loakle, reagon Gazment Bardhi
- KAS merr vendimin për PD-në, rrëzohet Berisha. Në zgjedhje regjistrohet Alibeaj
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës