Katari dënon sulmin ndaj bazës ajrore amerikane: Shkelje flagrante e sovranitetit

23 Qershor 2025 | 19:28

Qeveria e Katarit ka reaguar me tone të ashpra, duke dënuar fort sulmin me raketa ndaj Bazës Ajrore al-Udeid.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Majed al-Ansari, në një deklaratë zyrtare në platformën “X” shkruan:

“Ne e konsiderojmë këtë një shkelje flagrante të sovranitetit të Shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.”

Sipas tij, sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit e penguan me sukses sulmin dhe interceptuan raketat iraniane, ndërsa baza ishte evakuuar më herët.

“U morën të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e personelit në bazë, përfshirë anëtarët e Forcave të Armatosura të Katarit, forcat mike dhe të tjerë.”

Ai konfirmoi se nuk ka pasur viktima apo të lënduar, ndërsa paralajmëroi se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur në mënyrë të barabartë me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturpshëm.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Katarit ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se “pohon se situata e sigurisë në vend mbetet e qëndrueshme dhe nuk ka arsye për shqetësim”.

“Ministria thekson rëndësinë e mosdhënies së zërave ose qarkullimit të informacionit të pasaktë”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme thotë se do të koordinohet me autoritetet e tjera të Katarit për të “siguruar sigurinë e qytetarëve dhe banorëve, si dhe për të ruajtur normalitetin e jetës publike”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026