Katari synon zgjatjen e armëpushimit, por duhet që Hamasi të lirojë pengjet
Katari është i fokusuar në zgjatjen e armëpushimit në mes të Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Por, kjo varet nga aftësia e grupit radikal për të vazhduar lirimin e 10 pengjeve në ditë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, në një konferencë për media, të martën.
Katari nuk mund të vërtetojë numrin e pengjeve të mbetura në Gazë përtej 20 pengjeve që pritet të lirohen nga Hamasi, të martën dhe të mërkurën, shtoi ai, në kuadër të një zgjatjeje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga vendi i Gjirit, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.
Katari njoftoi të hënën vonë se 11 pengje izraelite, në mesin e tyre shtetas gjermanë, argjentinas dhe francezë, janë liruar prej Rripit të Gazës nga grupi radikal palestinez.
Përveç tyre, deri tani 58 pengje janë liruar gjatë armëpushimit të tanishëm, përfshirë 39 izraelitë, në këmbim të 117 palestinezëve të liruar nga burgjet izraelite.
Katari, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, janë ndërmjetësuesit kryesorë në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hamasit.
Të hënën Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për vazhdimin e armëpushimit – i cili do të skadonte më 27 nëntor për edhe dy ditë të tjera.
Sipas Radio Europa e Lirë, armëpushimi, që nisi të premten në mëngjes, u solli 2.3 milionë palestinezëve pakëz qetësi nga bombardimet e pareshtura izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë mijëra njerëz dhe janë rrafshuar ndërtesat e banimit, ndërsa tri e katërta e popullsisë u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e veta.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë