Katërvjetori i luftës në Ukrainë, Spiropali: Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas
Me rastin e katërvjetorit të luftës së Rusisë në Ukrainë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetin social X ka shkruar se populli ukrainas është një popull i guximshëm dhe se vazhdon të frymëzojë botën.
Për më tepër, Spiropali është shprehur gjithashtu se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është e pajustifikuar dhe se Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur.
“Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.
Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.
Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm.
Ukraina nuk është vetëm!”, ka shkruar Spiropali.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane
- 10:35 Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë
- 10:32 Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë