Katy Perry do këndojë në hapësirë, niset raketa me ekuipazh femëror e Jeff Bezos

14 Prill 2025 | 15:21

Raketa New Shepard, e ndërtuar nga kompania e miliarderit Jeff Bezos, Blue Origin, niset sot në hapësirë ​​me një ekuipazh tërësisht femëror, duke përfshirë yllin e popit Katy Perry.

Kjo është ekspedita e parë me një ekuipazh vetëm femra që nga misioni sovjetik në vitin 1963, dhe siç parashikohej, raketa do të kalojë të ashtuquajturën linjë Karman, lartësia e njohur ndërkombëtarisht në të cilën fillon hapësira.

Përveç Perry, raketa “New Shepard ” përfshin prezantuesen Gayle King, gazetaren dhe partneren e Jeff Bezos Lauren Sanchez, shkencëtaren e raketave Aisha Bowe, aktivisten për të drejtat civile Amanda Nguyen dhe producenten e filmit Kerryn Flynn.

Është një raketë e automatizuar që nuk ka nevojë për pilot, kështu që të gjitha gratë janë në fakt pasagjere dhe nuk do të kenë kontrollin e fluturimit.

“New Shepard” do të niset nga Teksasi Perëndimor në orën 15:30 dhe misioni do të zgjasë rreth 11 minuta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë

Anija kozmike Link, në pronësi të kompanisë së teknologjisë së mbrojtjes Katalyst Space Technologies, u nis nga Ishujt Marshall me qëllim që të ndërhynte në...
14:52 | 03/07/2026

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE

Ukraina dhe Moldavia shënuan një tjetër moment historik në përpjekjet e tyre për t’u pranuar në BE në një takim teknik të premten, pasi shtetet...
14:19 | 03/07/2026

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan

Komediani i njohur turk Deniz Göktaş është arrestuar në aeroportin e Stambollit pas kthimit të tij në vend, nën akuzat për fyerje të supozuar të...
13:50 | 03/07/2026