KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë

19 Mars 2025 | 19:56

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme.

Kështu ka thënë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pasi që PZAP-ja ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore apo kërkonin ndërhyrje në proces.

AI ka thënë se sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme dhe kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa, transmeton KosovaPress.

“Duke ndjekur dinamikën e deritanishme, nëse paraqiten ankesa në Supreme – me supozimin se as ajo nuk do të dalë përtej argumentimit të PZAP-së – rezultatet do të mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026