Kë duan qytetarët e Tiranës për kryeministër dhe parti për t’i qeverisur, matja III
Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.
Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Në këto matje Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8 %.

Sali Berishën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 23 % e të pyeturve, ndërsa Aleancën për Shqipërinë Madhështore e shohin si koalicion të përshtatshëm për të qeverisur 24.3 % e të pyeturve.
Agron Shehajn e shohin si kryeministër 9.2 % e të pyeturve, ndërsa partine e tij Mundësia 9.1 % e të pyeturve e shohin si të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Adriatik Lapajn e preferojnë për Kryeministër 6.7 % e të pyeturve ,koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet ndërkohë e shohin si të përshtatshme për të qeverisur 6.4 %.

Arlind Qorin 3.3 % e të intervistuarve në nivel qarku e shohin si të përshtatshëm për Kryeministër dhe Lëvizjen Bashkë të drejtuar prej tij 3.6 % e të pyeturve e shohin si parti të përshtatshme për të qeverisur.
Lulzim Bashën 1.2 % e të pyeturve e shohin si kryeministër.

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik