KE kërkon hetim për Varhelyi, dyshime se mbështeti liderin serb të Bosnjës
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi është vënë në qendër të një hetimi nga Komisioni Europian. Në rezolutën për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian Varhelyi akuzohet për disa çështje që nuk përputhen me linjën e Brukselit zyrtar.
Në dokument, shikohet me dyshim raporti dhe mbështetja që Oliver Varhelyi ka dhënë disa herë për liderin serb në Bosnje, Milorad Dodik.
Por, po ashtu me shqetësim shikohet qasja që komisioneri Varhelyi ka ndaj reformave që duhet të bëjnë vendet kandidate për në Bashkimin Europian.
“Parlamenti Europian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në dokumentin e Komisionit Europian.
Hungarezi Oliver Varhelyi ka qenë propozim i qeverisë së Viktor Orban për të marrë këtë post të rëndësishëm edhe për Ballkanin Perëndimor. Pak ditë më parë, Budapesti i dha një mbështetje të paprecedentë Serbisë kur njoftoi se do të kundërshtojë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Europës, edhe pse ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein
Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil