KE pret mbajtjen sa më parë të konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë dhe RMV-në

3 Maj 2021 | 15:20

Komisioni Evropian pret që procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor të vijojë sa më parë me konferencën ndërqeveritare si me Shqipërinë po ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero theksoi në një konferencë për shtyp se “KE sheh përpara mbajtjen sa më parë të konferencës ndërqeveritare me dy vendet përkatëse”.

Deklarata e Pisoneros u bë pasi gjatë ditës u raportua për një propozim që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe të vijojë që në qershor me caktimin e konferencës së parë.

Burime të gazetarit të Euronews në Bruksel, Jack Parrock, bënë me dije sot se “KE pritet të rekomandojë në mbledhjen e radhës në qershor mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë”.

Në një konferencë për shtyp, gazetari i Politico, Hans Joachim Von Der Burchard, e pyeti zëdhënësen e KE-së Ana Pisonero lidhur me këtë informacion dhe se çfarë qëndrimi kishte tashmë KE-ja, “për ta vijuar procesin e integrimit për Shqipërinë veçmas Maqedonisë së Veriut, apo jo”.

Shkupi duket se ka ende një situatë të bllokuar politike me Sofien për sa i përket çështjeve të kontekstit historik. Deri vitin e shkuar nga vendet e BE është mbrojtur qëndrimi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë hapat njëkohësisht dhe të mos ndahen në proces. Por sot u raportua se KE mund të propozojë më parë nisjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë.

Përballë këtij raportimi zëdhënësja e KE-së ka përsëritur të njëjtin qëndrim, se për KE-në “procesi duhet të vijojë sa më parë me të dyja vendet”.

“Ajo që mund t’ju them është ajo çka KE ka thënë prej kohësh, që sheh përpara për mbajtjen sa më parë të konferencës ndërqeveritare me të dyja vendet, si me Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut, dhe ky është qëndrimi i qartë i KE-së, por ju e dini që kjo të ndodhë duhet që Këshilli të dakordësojë kuadrin negociues, të cilin KE e ka rekomanduar prej kohësh dhe këtu jemi… ndaj KE pret që presidenca [e radhës e BE-së] të bashkërendojë sa më parë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me të dyja vendet,” – tha zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Prej 1 janarit të këtij viti presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian e kryeson Portugalia. Presidenca mbahet për një periudhë gjashtëmujore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026