Kejdi Mehmetaj sqaron incidentin për banderolat me punonjësit e bashkisë në Fier

21 Prill 2021 | 14:27

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj sqaroi për Euronews Albania incidentin që u shënua sot në mjediset e Bashkisë Fier.

Mehmetaj shpjegoj se zanafilla ishte te disa banderola të vendosura në godinën private të mare me qira nga LSI në qytetin e Fierit. Ajo tha se sipas Kodit Zgjedhor LSI-së i lejohet që të shfaqë në këtë godinë materiale reklamuese për fushatën zgjedhore, mirëpo “dikush ka vajtur për t’i hequr në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme”.

“[…] muk ishte kërkuar prezenca e përfaqësuesve të LSI-së, por me shkallë ishin ngjitur si hajdutë kishin prishur banerat, na kontaktuan, kërkuam informacion, askush nuk na përgjigjej përveçse [thoshin se ishin] punonjës të bashkisë, më tej drejtori i policisë bashkiake na ftoi të flisnim në godinën e bashkisë dhe kur vajtëm atje punonjës të policisë nuk na lejonin të futeshim brenda duke ngritur edhe dorë ndaj kandidatëve për deputetë,” – u shpreh Mehmetaj.

“Pritëm për rreth 40 minuta që kryetari i Bashkisë Fier të dilte dhe të jepte një përgjigje publike për aktin që bëri,” – vijoi kandidatja e LSI-së.

Mehmetaj tha se aktualisht banerat janë gjysmë të shqyera. Duke i konsideruar provokime, ajo shtoi se do t’i rivendosin sërish pas takimit që do të organizojë Partia Socialiste në Fier.

Kandidatja e LSI-së tha se kryetari i Bashkisë Fier nuk pranoi të jepte komente për këtë ngjarje.

“Punonjësit e policisë bashkiake ishin të paidentifikueshëm, ndërsa nga zyra e kryetarit doli një person që më kanë thënë që nuk është punonjës por sekretar i PS, pra si të ishte një zyrë partie dhe jo bashkie,” – shtoi Mehmetaj.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026